Kuzan, më i njohur nga epiteti i tij Aokiji (Fazani i Kaltërt), është personazh fiktiv në anime dhe manga One Piece. Para dy viteve ai ishte admiral i Marinës. Ai u propozua nga Sengoku për pozitën e admiralit të flotës. Megjithatë, pasi humbi pozicionin ndaj Sakazukit, ai dha dorëheqjen nga marinsat. Pas largimit nga Marinsa nuk dihet shumë për të por thuhet se ai u bashkua me Piratët e Mjekërrziut për arsye të panjohura.[1] Zëri i tij bëhet nga Takehito Koyasu në japonisht. Në anglisht, zëri i tij bëhet nga Jason Douglas dhe Bob Carter në One Piece: Unilimited Adventure.