Stidda

Stidda ose La Stidda (“ylli” në dialektin sicilian) është mega-organizata e pestë mafioze në Itali. Një grupim kriminal i përqendruar në provincat e Agrixhentos, Kaltanisetës, Enas dhe Raguzës, por dhe në zona më të vogla të ishullit italian. Origjina e saj është në zonën e Agrixhentos, por në vitet e fundit ka përjetuar një zhvillim të shpejtë dhe qenë e pranishme në shumë komuna jugore të Sicilisë, midis të cilave janë Agrixhento, Favara, Porto Empedokle, Palma di Montekiaro, Ribera, Likata, Kanikatu, Ravanuza, Kaltanisetta, Butera, Xhela, Maxarino, Nishemi, Riesi, San Kataldo, Somatino, Villalba, Ena, Villaroza, Piaca Armerina, Kalashibeta, Axhira, Katenanuova, Nikozia, Barafranka, Pietrapercia, Akate, Vitoria dhe Komizo. Kriminelët e Stidës janë të pranishëm edhe në Milano, Xhenoa, Trieste dhe Torino. Anëtarët e mafies “La Stida” janë të njohur për vendosjen e tatuazheve në formën e një ylli. Ata njihen me emrin lokal, si “stidari” apo dhe “stidaroli” Në fakt, shumë pak njihet për originën e krijimit të saj, edhe pse besohet se ajo është krijuar me të njëjtin stil si dhe Mafia, madje në të njëjtat zona rurale të Sicilisë. Stida erdhi në skenën kur i penduari i Koza Nostrës, Françesko Marino Manoia, foli rreth saj në vitin 1989 përballë gjykatësit të njohur italian, Falkone. Ish-mafiozi jeton me një identitet të ri dhe është bërë qytetar amerikan, kjo falë programit për të mbrojtur dëshmitarët. Manoia ka dëshmuar kundër mafiozëvë italianë në SHBA. Më vonë, një tjetër anëtar i mafias, Leonardo Mesina, bëri publike pikëpamjet e tij. Sipas dëshmive të tyre, Stida është një organizatë që ishte themeluar nga ish-anëtarë të Koza Nostrës gjatë të ashtuquajturës Lufta e Dytë e Mafies, në fillim të viteve 1980. Shumë prej tyre ishin përjashtuar për shkak të mosbindjes, apo në një numër rastesh, edhe për shkak të martesave me të afërt të policëve vendas. Shumë nga “stidarët” ishin ndjekës të mafiozit të vrarë, Xhuzepe Di Kristina. Gjithsesi, “Stida” ka ruajtur një profil të një mafie më shumë vepruese në zonat fshatare deri në fund të viteve 1980, kur dhe ajo filloi të ishte më shumë ekspansioniste dhe nisi të lëvizë drejt qyteteve, duke ofruar edhe skenën e dy grupeve mafioze siciliane, në konkurrencë me njëra-tjetrën. Mafia Stida dallohet nga grupimi mafioz, Koza Nostra, nga fakti se nuk është e bazuar mbi sistemin e nderit, por është e interesuar vetëm në aktivitetet kriminale dhe në përfitimet materiale apo financiare. Stida është e fuqishme sidomos në Sicilinë jugore, në qytetet e Agrixhentos, Kaltanisetës dhe Xhelës. Liderit e parë i Stidës ishin Xhuzepe Kroce Benvenuto dhe Salvatore Kalafato. Një atentat me bombë vrau një nga bosët e Stidës, Kalogero Lauria. Nga rivaliteti me Mafian në fillim të viteve 1990 solli më shumë se 300 të vdekur. Stida nuk është një organizatë me drejtim unik dhe shumë klane veprojnë relativisht të pavarura. Ato janë alete të njëra-tjetrës edhe kur bëhet fjalë për “larje hesapesh” me Koza Nostrën. Grupet e Stidës kanë të njëjtat rituale dhe rregulla. Anëtarët më të vjetër përdorin një gjilpërë dhe bojë të zezë dhe blu për të vizatuar një yll me pesë cepa në pjesën e djathtë të dorës, atje ku ndahet gishti i madh me atë tregues. Mafia e pesë ka një karakteristikë të saj, ky është kapaciteti për të evoluar dhe ndryshuar rregullat, strukturën e brendshme dhe raportet midis klaneve të ndryshme, Sot, Stida dhe të gjitha grupet që e përbëjnë atë janë të strukturuara sipas një skeme të përcaktuar qartë, dhe ajo që bie në sy është rritja e rolit të kapos. Ka një parim të ndihmës reciproke ndërmjet anëtarëve të një grupimi, apo dhe mes klaneve aleate apo miqve, por dhe individëve të vetëm, që mund të bëhen bashkëpunëtorë të ardhshëm, e sidomos të rrinjve me prirje kriminale. Sipas disa vlerësimeve, efektivi numëron 5 mijë anëtarë, disa prej tyre të larguar nga Koza Nostra. Aktualisht, edhe në Palermo dhe Katani, ekziston një celulë e Stidës, por shtrirja e saj është edhe në disa rajone të veriut të Italisë. Hetimet në Italinë jugore konfirmuan se përveç aktiviteteve tradicionale, Strida është e përfshirë edhe në organizimin e bandave të vjedhësve dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Kjo është një mafie që kërkon të fusë duart në çdo aktivitet ilegal, atje dhe ku fitohet më shumë. Në report me Koza Nostrën, Stida është shumë më e dobët, më pak e strukturuar, me e fragmentarizuar në disa zona si Militelo dhe Lentini. Ka më pak efikasitet në raport me të, më pak e interesuar për infiltrime dhe është më e lehtë për t’u kontrolluar nga shteti italian, pasi zonat ku ajo operon njihen më mirë. Gjithsesi, sipas mediave italiane, ajo është si një “leopard” në territorin e saj e operon shpesh e ndihmuar nga zyrtarë dhe poltikanë të korruptuar. Mafies Stida i interesojnë shpërndarësit e drogës dhe shumë para nga fitimet janë përdorur për infiltrimin e drejtuesve lokalë.


Stidda

Dodaje.pl - Ogłoszenia lokalne