Republika e Afrikës së Jugut është shtet në jugun e Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22–35° Jug dhe 17–33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën, Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandinë ndërsa Lesoto gjendet brenda kufijve të Afrikës Jugore.
Republika e Afrikës së Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km² në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorinë dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja.
Sipas kushtetutës, që nga 1961-shi Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament me dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional të Krahinave). Kryetar shteti dhe i qeverisë është presidenti i shtetit, i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare.
Rreth 77 % të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5 % të përzierit dhe 2,5 % aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja e të krishterëve me diku 70-80 %, pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë (hindi), myslimanët dhe jahuditë.