Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors.
Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Responsive image


Bektashi

Kryegjyshata Botërore në Tiranë

Tarikati Bektashi ose Alevi-Bektashi është një tarikat mysliman që ka marrë emrin nga Haxhi Bektash Veliu, evlia Alevi nga Horosani, por u themelua nga Ballëm Sulltani.[1] Tarikati, qendra e të cilit është në Tiranë, është i përhapur në Anadoll dhe Ballkan, ka qenë veçanërisht i fortë në Shqipëri, Bullgari dhe ndër grekët myslimanë të periudhës osmane. Urdhri përfaqëson rrymën shpirtërore zyrtare të bektashizmit.

Përpos Haxhi Ali Bektash Veliut, tarikati duket të jetë ndikuar nga Hurufitë dhe Kalanderitë dhe besojmat shi'ite të Anadollit të shekullit të 15. Praktikat mistike dhe ritualet u renduan nga Ballëm Sulltani në shekullin e 16, kur shumë praktikat e veçanta të tarikatit morën formë.

Disa akademikë janë të mendimit se bektashizmi ka përzier koncepte Shi'i dhe Synni, megjithatë tarikati ka praktika dhe doktrina të veçanta. Përgjatë historisë, bektashijtë mbahen të kenë pasur ndikim si tek elita intelektuale osmane ashtu edhe tek fshatarësia.

  1. ^ "Bektāšīya". Encyclopaedia Iranica. 1989-12-15. Marrë më 2016-07-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Previous Page Next Page






بكتاشية Arabic بكتاشيه ARZ Bəktaşilik AZ بکتاشیه AZB Бекташиҙар BA Bektashi BCL Бекташы BE Бекташи Bulgarian Bektašijski tarikat BS Bektaixisme Catalan

Responsive image

Responsive image