Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors.
Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Responsive image


Fluori

Fluori- kristal i (CaF2)

Fluori është një element kimik, i perfaqësuar nga simboli kimik F dhe numër atomik 9. Është halogjeni më i lehtë dhe ekziston në kushte standarde si një gaz diatomik tejet toksik në ngjyrë të verdhë të zbehtë. Si elementi më elektronegativ, ai është jashtëzakonisht veprues, duke reaguar me të gjithë elementët e tjerë përveç gazeve fisnike.

Midis elementëve kimikë, fluori renditet i 24-ti për shpeshtësinë në Univers dhe i 13-ti për shpeshtësinë tokësore. I propozuar si element në vitin 1810, fluori doli të ishte i vështirë dhe i rrezikshëm për tu ndarë nga përbërjet e tij dhe shumë eksperimentues të hershëm vdiqën ose pësuan dëmtime nga këto përpjekje. Përpjekjet u shpërblyen në vitin 1886 kur kimisti francez Henri Moissan izoloi fluorin duke përdorur elektrolizën në temperaturë të ulët, e cila përdoret ende për prodhimin modern. Zbatimi më i gjerë i fluroit është në pasurimin e uraniumit, i cili filloi gjatë projektit Manhattan gjatë LDB-së.

Rafinimi i fluorit të pastër është i kushtueshëm, kështu që metodat komerciale përdorin përbërje fluori, me gjysmën e fluoritit të gërmuar që shkon për bërjen e çelikut. Pjesa tjetër e fluoritit shndërrohet në acid fluorhidrik për tu përdorur më pas në rafinimin e aluminit. Molekulat që përmbajnë lidhjen karbon-fluor shpesh kanë qendrueshmëri të lartë kimike dhe termike; përdorimet kryesore të tyre janë si freskues tek frigoriferët, izolues elektrikë dhe në enë gatimi prej tefloni. Preparate farmaceutike si atorvastatina dhe fluoksetina përmbajnë lidhje karbon-fluor.

Joni fluorid (F-) nga shpërbërja e kripërave të fluorit pengon zgavrat e dhëmbëve dhe gjen përdorim tek pasta e dhëmbëve si dhe tek fluoridimi i ujit.

Gazet fluorokarbone janë përgjithësisht serë me potencial ngrohës nga 100 deri në 23 500 herë më të lartë se ai i dioksidit të karbonit dhe SF6 ka potencialin ngrohës më të lartë se çdo substancë e njohur. Përbërjet organofluorike mbesin në mjedis në sajë të forcës së lidhjes karbon-fluor. Fluori nuk dihet të luajë rol në metabolizmin e gjitarëve ndërsa disa bimë dhe sfungjerë detarë sintetizojnë helme organofluorike, të cilat ndihmojnë në zbrapsjen e gjahtarëve.


Previous Page Next Page






Fluoor AF ፍሎሪን AM Fluor AN फ्लोरीन ANP فلور Arabic فليور ARY فلور ARZ Flúor AST फ्लोरिन AWA Flüor AZ

Responsive image

Responsive image