Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors.
Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Responsive image


Gjaku

Konserva e gjakut

Gjaku (lat. sanguīs) është një tind lidhor i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut falë punës mekanike të muskulit të zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 - 6 litra gjak.

Gjaku është një lëng trupor tek te gjtha gjallesat poashtu edhe tek kafshët që i dhuron qelizave lëndë të nevojshme ushqyesve dhe oksigjen dhe i transporton mbetjet metabolike si mbeturinat larg nga këto qeliza. Kur ai arrin në mushkëri, ndodh shkëmbimi i gazit, me shpërndarjen e dioksidit të karbonit duke e përçuar nga gjaku në alveole (hojëza të mushkërisë) dhe të oksigjenit duke e shpërndarë në gjak. Gjaku i oksigjenuar pompohet në anën e majtë të zemrës në venën pulmonare dhe hyn në arterien e majtë. Nga këtu ai kalon nëpër valvulën bicuspide, përmes barkushes dhe shpërndahet në të gjithë trupin prej aortës. Gjaku përmban antitrupa, ushqimin, oksigjenin,etj për të ndihmuar punën e trupit.

Gjaku përmban: qeliza të kuqe (eritrocite), qeliza të bardha (leukocite), pllakëza(trombocite) dhe plazmën, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%, të vëllimit të përgjithshëm. Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinën. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.Ka ngjyr tëkuqe


Previous Page Next Page






Bloed AF Blut ALS ደም AM Remes AMI Sangre AN Blōd ANG Eje ANN دم Arabic ܕܡܐ ARC دم ARZ

Responsive image

Responsive image