Iliriku Illyricum Ιλλυρίας
| |||||
---|---|---|---|---|---|
27 BC–69/79 AD | |||||
![]() Krahina e Ilirikut - Province of Illyricum | |||||
Kryeqyteti | Salona | ||||
Qeveria | |||||
Epoka historike | Antikiteti | ||||
• Themeluar | 27 BC | ||||
• Shpërbërë | 69/79 AD | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
|
Iliriku [1] [2] (latinisht: Illyricum, shqiptimi Ilirikum) ka qenë provincë romake e periudhës kur mbretëroi Vespasiani. U krijua si provincë në fund të shek. I p.e.s. nga shteti romak për të shtypur e shfrytëzuar popullsinë e krahinave ilire të pushtuara. Shtrihej nga Danubi në veri deri te lumi Mat në jug, nga Adriatiku në perëndim deri në brigjet e Moravës në lindje, duke përfshirë pjesë të Shqipërisë, Malin e Zi, Dalmacinë, pjesën lindore të Istrias, një pjesë të madhe të Bosnjës e Kroacisë dhe Serbinë perëndimore. Në fillim Iliriku ishte provincë e senatit, pas vitit 11 p.e.s. u bë provincë perandorake. Pas reformës administrative të Dioklecianit Iliriku u kthye në prefekturë. Tokat shqiptare të kësaj prefekture përfshiheshin në provincat: Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër.