Kalciumi | |
Kalciumi është element kimik me simbolin Ca dhe numrin rendor 20. Bën pjesë në grupin e metaleve alkalino-tokësore. Është metal vezullues i bardhë me shkëlqim të argjendtë. Më së shpeshti në natyrë gjendet në formë të karbonatit të kalciumit (CaCO3). Karbonati i shleit ose të mbetjeve të fosilizuara të kafshëve ujore të hershme. Kur guri gëlqëror i nënshtrohet temperaturës dhe shtypjes së lartë në thellësi të tokës, ai shëndrrohet në mermer.
Disa përbërje kalciumi njiheshin që në lashtësi megjithëse kimia e tyre mbeti e panjohur deri në shekullin e XVII-të. Kalciumi i pastër u izolua në vitin 1808 nëpërmjet elektrolizës së oksiditi të tij () nga Humpry Davy. Përbërjet e kalciumi përdoren gjërësisht në shumë industri: në atë ushqimore dhe farmaceutike për shtesat e kalciumit, në industrinë e letrës si zbardhues, si përbërës në çimento dhe izoluesit elektrikë dhe në prodhimin e sapunëve. Nga ana tjetër, metali në formë të pastër ka shumë pak zbatime për shkak të reagueshmërisë së lartë. Gjithësesi në sasi të vogla përdoret në prodhimine çelikut dhe atë të baterive të makinave.