Kompjuteri personal (ang.: Personal Computer, lexo: Përsënëll Kompjutër ose shkurt PC) është një kompjuter, çmimi, madhësia etj. e të cilit e bëjnë atë të përdorshëm në mënyrë individuale, dhe i cili ka për qëllim të operohet në mënyrë direkte nga një përdorues, pa operatorë kompjuterësh ndërmjetësues.
Sot një PC mund të jetë një kompjuter desktop, laptop ose kompjuter tablet. Sistemet operative më të zakonshme janë Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux, ndërsa mikroprocesorët më të zakonshëm janë CPU-të x86-compatible.
Funksionet kryesore të një kompjuteri personal janë: futja e të dhënave, përpunimi i tyre, shfaqja e tyre ose ruajtja për perdorim në të ardhmen.