Mbretëria Romake
| |
Gjuhë të folura | Latinishte e vjetër |
---|---|
Forma e qeverisjes | Monarki zgjedhëse/elektive |
|
Mbretëria Romake, e përmendur edhe si monarkia Romake, ose periudha mbretërore e Romës së lashtë, ishte periudha më e hershme e historisë Romake, kur qyteti dhe territori i tij qeveriseshin nga mbretërit.
Pak është e sigurt për historinë e mbretërisë, pasi asnjë dokument dhe pak mbishkrime nga koha e mbretërve kanë mbijetuar, dhe tregimet e kësaj periudhe të shkruar gjatë Republikës dhe Perandorisë mendohet se bazohen në gojëdhëna. Sipas këtyre legjendave, Mbretëria Romake nisi me themelimin e qytetit rreth vitit 753 para Krishtit, me vendbanimet përreth Kodrës Palatine përgjatë lumit Tiber në qendër të Italisë, dhe përfundoi me përmbysjen e mbretërve dhe krijimin e Republikës rreth vitit 509 para Krishtit.