Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(8 Mars 2009) |
Shteti i Lartë Osman دولت عليه عثمانیه Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye | |||||
---|---|---|---|---|---|
1299–1922 | |||||
Parimi: دولت ابد مدت Devlet-i Ebed-müddet ("Shteti i Përhershëm")[1] | |||||
Himni: Të ndryshme | |||||
Gjendja | Perandori | ||||
Kryeqyteti | |||||
Gjuhët e zakonshme | Shih: Gjuhe te ndryshme te popujve ne shtetin Osman | ||||
Besimi | |||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia absolute (1299–1876; 1878–1908; 1920–1922) dhe Kalifat (1517–1924[6]) Monarkia kushtetuese (1876–1878; 1908–1920) | ||||
Sulltani | |||||
• c.1299–1323/1324 (first) | Osmani I | ||||
• 1918–1922 (i fundit) | Mehmeti VI | ||||
Kalifi | |||||
• 1517–1520 (i pari) | Selimi I[7][note 1] | ||||
• 1922–1924 (i fundit) | Abdylmexhiti II | ||||
Veziri i Madh | |||||
• 1320–1331 (i pari) | Alaeddin Pasha | ||||
• 1920–1922 (i fundit) | Ahmet Tevfik Pasha | ||||
Kuvendi | Asambleja e Përgjithshme | ||||
• Dhoma e sipërme e pazgjedhur | Senati | ||||
• Dhoma e ulët e zgjedhur | Dhoma e Deputetëve | ||||
Historia | |||||
• Themeluar | 1299 | ||||
1402–1413 | |||||
1453 | |||||
1876–1878 | |||||
1908–1920 | |||||
23 janar 1913 | |||||
1 nëntor 1922 | |||||
• Shpërbërë | 1922 | ||||
3 mars 1924 | |||||
Të dhëna të tjera | |||||
|
Perandoria Osmanllije ose Osmane (osmanisht دولت عليه عثمانیه Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye, turqisht Osmanlı İmparatorluğu), e njohur edhe si Perandoria Turke,[8] ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIII në Azinë e Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.[9] Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i dhanë fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatihu.[10]
Gjatë shekujve XVI dhe XVII, në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Sylejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane ishte një perandori shumëkombëshe e shumëgjuhëshe, që sundonte mbi pjesën më të madhe të Evropës juglindore, pjesë të Evropës qendrore, Azisë perëndimore, Kaukazit, Afrikës veriore, dhe Bririt të Afrikës.[11] Në fillimin e shekullit XVII, perandoria përfshinte 32 vilajetet dhe shtetet e shumta vasale.
Me Kostadinopojën si kryeqytet dhe me kontrollin e tokave rreth Detit Mesdhe, Perandoria Osmane ishte qendra e ndërveprimeve mes Lindjes dhe Perëndimit për gjashtë shekuj. Përderisa dikur ishte menduar se perandoria kishte hyrë në një periudhë rënieje pas vdekjes së Sylejmanit të Madhërishëm, kjo pikëpamje nuk mbështetet më nga shumica e historianëve akademikë.[12] Perandoria vazhdoi të ruante një ekonomi, shoqëri, dhe ushtri të fuqishme gjatë shekullit XVII dhe shumicës së shekullit XVIII.[13] Sidoqoftë, gjatë një periudhe të gjatë paqeje nga viti 1740 deri në vitin 1768, sistemi ushtarak osman mbeti pas sistemit të rivalëve të tyre evropianë, Perandorisë Habsburge dhe Ruse.[14] Osmanët vazhdimisht pësuan humbje të rënda ushtarake në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, gjë që i nxiti ata që të fillojnë një proces gjithëpërfshirës të reformimit dhe modernizimit të perandorisë, të njohur si Tanzimati. Kështu, gjatë rrjedhës së shekullit XIX, Perandoria Osmane u bë më e fuqishme dhe e organizuar, pavarësisht humbjeve të mëtejshme territoriale, veçanërisht në Ballkan, ku u shfaqën një numër i shteteve të reja.[15] Perandoria lidhi aleancë me Gjermaninë në fillim të shekullit XX, duke shpresuar të arratisej nga izolimi diplomatik që kishte kontribuar në humbjet territoriale të saj, dhe kështu filloi Luftën e Parë Botërore në anën e Fuqive Qendrore.[16]
Ndërsa perandoria ishte në gjendje të mbajë vetën gjatë luftës, ajo po përballej me mospajtime të brendshme, veçanërisht me Revoltën Arabe. Gjatë kësaj kohe, krime të mëdha u kryen nga qeveria osmane kundër armenëve, asirianëve dhe grekëve pontikë.[17]
Disfata e Perandorisë Osmane dhe pushtimi i një pjese të territorit të saj nga Fuqitë Aleate si rrjedhojë e Luftës së Parë Botërore rezultuar në copëtimin e saj dhe humbjen e territoreve të saj në Lindjen e Mesme, të cilat janë ndarë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, sipas Marrëveshjes Sykes–Picot. Lufta e suksesshme turke për pavarësi kundër aleatëve pushtues çoi në shfaqjen e Republikës së Turqisë në Azinë e Vogël dhe në heqjen e Dinastisë osmane dhe fundin zyrtar te Perandorise Osmane si perandori multi etnike Islamike dhe shfuqizimin e Sulltanit Osman si Kalif i Islamit.[18]
<ref>
e pavlefshme;
asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Lambton
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
historians of the Ottoman Empire have rejected the narrative of decline in favor of one of crisis and adaptation
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Ottomanist historians have produced several works in the last decades, revising the traditional understanding of this period from various angles, some of which were not even considered as topics of historical inquiry in the mid-twentieth century. Thanks to these works, the conventional narrative of Ottoman history – that in the late sixteenth century the Ottoman Empire entered a prolonged period of decline marked by steadily increasing military decay and institutional corruption – has been discarded.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Ottomanist historians have largely jettisoned the notion of a post-1600 'decline'
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
In the past fifty years, scholars have frequently tended to view this decreasing participation of the sultan in political life as evidence for "Ottoman decadence," which supposedly began at some time during the second half of the sixteenth century. But recently, more note has been taken of the fact that the Ottoman Empire was still a formidable military and political power throughout the seventeenth century, and that noticeable though limited economic recovery followed the crisis of the years around 1600; after the crisis of the 1683–99 war, there followed a longer and more decisive economic upswing. Major evidence of decline was not visible before the second half of the eighteenth century.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!) • Schaller, Dominik J; Zimmerer, Jürgen (2008). "Late Ottoman genocides: the dissolution of the Ottoman Empire and Young Turkish population and extermination policies – introduction". Journal of Genocide Research. 10 (1): 7–14. doi:10.1080/14623520801950820. {{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "note", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="note"/>