Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors.
Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Responsive image


Perandoria Portugeze

Përtejdeti Portugez (1415-1933 dhe 1951-1975); Perandoria Koloniale Portugeze (1933-1951)
Portugalisht: Império Português; Portugalisht: Ultramar Português; Portugalisht: Império Colonial Português
1415–1999
Flag of Perandoria Portugeze
Sipër: Flamuri i Mbretërisë së Portugalisë (1830-1910) — Poshtë: Flamuri i Republikës Portugeze (që nga 1910)
Stema Portugeze (që nga 1481)
Stema
Territoret që dikur ishin pjesë e Perandorisë Portugeze
Territoret që dikur ishin pjesë e Perandorisë Portugeze
KryeqytetiLisbona (1385-1808); Rio de Zhaneiro (1808-1821); Lisbona (1821-1999)
Gjuhët e zakonshmeportugalishtja
Besimi
Katolicizmi roman (shtetërore)
Qeveria
Lloji i qeverisjes
  • Monarki tradicionale 1139-1668 & 1828-1834; Monarki Absolute 1668-1820; Monarki Kushtetuese 1822-1910; Republikë Parlamentare 1910-1926; Republikë Korporative 1926-1974; Republikë Demokratike 1974–1999
Monarkë 
• 1415–1433 (i pari)
João I
• 1908–1910 (i fundit)
Manueli II
Presidentë 
• 1911–1915 (i pari)
Manuel de Arriaga
• 1996–2006 (i fundit)
Jorge Sampaio
Kryeministra 
• 1834–1835 (i pari)
Pedro de Sousa Holstein
• 1996–1998 (i fundit)
António Guterres
Historia 
• Pushtimi i Ceutës
22 gusht 1415
1498
• Kolonializmi i Brazilit
1500
• Bashkimi Iberik
1580–1640
• Lufta Hollandezo-Portugeze
1588–1654
• Lufta e Restaurimit Portugez
1640–1668
• Humbja e territoreve Marokene
1769
• Pavarësia e Brazilit
1822
• Humbja e provincave indiane
1961
• Lufta Koloniale Portugeze
1961–1974
• Revolucioni i karafilave
1974–1975
• Pushtimi Indonezian i Timorit Lindor
1974-1999
• Dorëzimi i Makaut
20 dhjetor 1999
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Mbretëria e Portugalisë
Popujt indigjenë të Amerikës
Mbretëria e Kongos
Mbretëria Mutapa
Sulltanati i Kilvës
Mbretëria Maravi
Kaabu
Timori para-kolonial
Dinastia Ming
Sulltanati i Guxharatit
Mbretëria e Kotes
Mbretëria e Xhafnas
Sulltanati i Malakës
Sulltanati i Bixhapurit
Pjesë të nën-mbretërisë së Rio de la Plata
Konfederata Maratha
Sulltanati i Ahmednagarit
Sulltanati Marinid
Dinastia Vataside
Republika Portugeze
Brazili
Angola
Mozambiku
Guinea-Bisau
Kepi i Gjelbër
São Tomé dhe Príncipe
Timori Lindor (1975–1976)
Makau
Dadra dhe Nagar Haveli
India
Cejloni Hollandez
Inditë Lindore Hollandeze
Fortesa e São João Baptista de Ajudá
Guinea Spanjolle
Malaka Hollandeze
Sot pjesë ePortugalia

Perandoria Portugeze (Portugalisht: Império Português, European Portuguese: [ĩˈpɛ.ɾju puɾ.tuˈɣeʃ], ose Portugalisht: Império Colonial Português) e njohur edhe si Përtejdeti Portugez (Ultramar Português) apo Perandoria Koloniale Portugeze (Império Colonial Português),[shpjegime 1] ishte perandoria e parë globale në histori.[1] Ajo përbëhej nga kolonitë e përtej detit, pikat grumbulluese tregtare dhe më vonë nga territoret e përtej detit, të qeverisura nga Mbretëria e Portugalisë dhe më vonë Republika e Portugalisë. Qe një nga perandoritë koloniale më jetë-gjata në historinë evropiane, duke zgjatur 584 vjet ng pushtimi i Ceutas në Afrikën Veriore në 1415, deri në dorëzimin e sovranitetit mbi Makaun te Kina1999. Perandoria filloi në shekullin e XV dhe nga fillimi i shekullit të XVI ajo shtrihej në gjithë globin, me baza në 53 vende të ndryshme, në Afrikë, Amerikën Veriore dhe Jugore dhe rajone të ndryshme të Azisë dhe Oqeanisë.[2][3][4] Megjithatë duhet theksuar se si gjatë regjimit monarkik ashtu dhe gjatë regjimit republikan, Portugalia nuk u vetëpërcaktua kurrë zyrtarisht si një "perandori".

Perandoria Portugeze u krijua në fillim të Periudhës së Zbulimeve, kur pushteti dhe ndikimi i Mbretërisë së Portugalisë do të shtrihej në gjithë globin. Në nisje të Rekonkuistas, në vitet 1418–1419 Detarët Portugezë filluan eksplorimin e bregut të Afrikës dhe arkipelagët atlantikë, duke përdorur zhvillimet e fundit në lundrim, kartografi dhe teknologjinë detare si karavelën, me synimin për të gjetur një rrugë detare për në burimet fitimprurëse të tregtisë së erëzave. Në 1488, Bartolomeu Dias kapërceu Kepin e Shpresës së Mirë dhe në 1498 Vasco da Gama arriti në Indi. Në 1500, ose duke zbritur aksidentalisht ose sipas planit të fshehtë të kurorës, Pedro Álvares Cabral arriti në atë që do të njihej si Brazili.

Përgjatë dekadave në vijim, lundërtarët portugezë vijuan të eksploronin brigjet dhe ishujt e Azisë Lindore, duke vendosur fortesa dhe pika grumbullimi tregtar pasi ata shkonin. Nga viti 1571, një varg pararojash navale e lidhnin Lisbonën me Nagasakin në Japoni, përgjatë brigjeve të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore. Ky rrjet tregtar dhe kolonitë tregtare sollën një pasuri të madhe në ekonominë portugeze (1500–1800), kur ajo përllogaritej se përbënte rreth një të pestën e të ardhurave për frymë të Portugalisë.

Kur Filipi II i Spanjës (Filipi I i Portugalisë) uzurpoi Kurorën Portugeze në 1580, filloi një bashkim 60-vjeçar midis Spanjës dhe Portugalisë, i njohur si nga historiografia pasuese si Bashkimi Iberik, megjithëse mbretëritë vijuan të kishin administrata të ndara. Pasi mbreti i Spanjës ishte edhe mbreti i Portugalisë, kolonitë portugeze u bënë subjekt i sulmeve nga tre fuqi rivale europiane armiqësore me Spanjën: Republika Hollandeze, Anglia dhe Franca. Me një popullsi më të vogël, Portugalia e pa veten të pa aftë për ta mbrojtur efektivisht rrjetin e saj të tejshtrirë të pikave grumbulluese tregtare dhe perandoria filloi një rënie të gjatë dhe dhe graduale. Humbje domethënëse ndaj hollandezëve në Indinë Portugeze dhe në Azinë Juglindore gjatë shekullit të XVII do ti jepnin fund monopolit tregtar portugez në Oqeanin Indian. Në vijim, Brazili u bë kolonia më me vlerë e perandorisë, deri sa, si pjesë e valës së lëvizjeve për pavarësi që përfshiu Amerikat gjatë fillimit të shekullit të XIX, në vitin 1822 u shkëput.

Periudha e tretë e perandorisë mbulon fazën fundore të kolonializmit portugez pas pavarësisë së Brazilit në vitet 1820. Që atëherë, zotërimet koloniale ishin pakësuar në fortesat dhe plantacionet përgjatë vijës bregdetare afrikane (të shtrira në tokën e brendshme gjatë Ndarjes së Afrikës në fundin e shekullit të XIX), Timori Portugez, enklavat në Indi (India Portugeze) dhe Kina (Makau Portugez). Ultimatumi Britanik në 1890, çoi në tkurrjen e ambicjeve portugeze në Afrikë.

Pas Luftës së Dytë Botërore nën drejtimin e António Salazar (1932–1968), diktatura e Estado Novo bëri disa përpjekje pa rezultat për të mbajtur kolonitë e saj të fundit. Nën ideologjinë e plurikontinentalizmit, regjimi i riemëroi kolonitë e tij "provincat përtejdeti", ndërsa ruajti sistemin e punës së detyruar (çibalo), nga i cili vetëm një pari e vogël vendase (assimilado) përjashtohej normalisht. Në gusht 1961, Dahomej aneksoi Fortesë e São João Baptista de Ajudá, ndërsa në dhjetor të atij viti India aneksoi Goan, Damanin dhe Diun. Lufta Koloniale Portugeze në Afrikë zgjati nga viti 1961 deri në përmbysjen përfundimtare të regjimit të Estado Novo1974. Revolucioni i Karafilave i prillit 1974 në Lisbonë, çoi në çkolonizimin e shpejtë të Afrikës Portugeze dhe pushtimin e Timorit Lindor portugez në 1975 nga Indonezia. Qeveria e re e vendosur pas Revolucionit të karafilave iu rikthy menjëherë parimit të vetëvendosjes së popujve, duke ndryshuar në mënyrë radikale politikë, duke u hapur ndaj mundësisë së pavarësisë së të gjitha kolonive, duke e përfunduar de facto "Perandorinë Koloniale". Çkolonizimi nxiti eksodin e pothuajse të gjithë kolonëve portugezë si dhe shumë banorëve me rracë të përzjerë nga kolonitë. Në 20 dhjetor 1999 Portugalia ia riktheu Makau Kinës, duke shënuar fundin simbolik të Perandorisë. Tashmë zotërimet e vetme përtejdeti të mbetura nën sundimin portugez, Azoret dhe Madeira, të dyja të mbizotëruara nga popullsi portugeze, kështu që në vijim Lisbona e ndryshoi statusin e tyre kushtetues nga "provinca përtejdeti" në "rajone autonome". Pasuesi kulturor i perandorisë është Bashkësia e Vendeve Portugalisht Folëse (Comunidade dos Países de Língua Portuguesa, CPLP), analoge me Komonuelthi i Kombeve për vendet që ishin pjesë e Perandorisë Britanike.


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "shpjegime", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="shpjegime"/>

  1. ^ Carlos Haag (2012). "Um imenso Portugal". Revista Pesquisa (në portugalisht). FAPESP.
  2. ^ Melvin E. Page; Penny M. Sonnenburg, red. (2003). Colonialism: An International, Social, Cultural, and Political Encyclopedia (në anglisht). Vëll. 2. ABC-CLIO. fq. 481. ISBN 1-57607-335-1. Marrë më 3 tetor 2020.
  3. ^ Liam M. Brockey (2008). Portuguese Colonial Cities in the Early Modern World (në anglisht). Ashgate Publishing. fq. xv. ISBN 978-0-7546-6313-3.
  4. ^ Richard M. Juang; Noelle A. Morrissette, red. (2008). Africa and the Americas: Culture, Politics, and History: A Multidisciplinary Encyclopedia (në anglisht). Vëll. 2. ABC-CLIO. fq. 894. ISBN 978-1-85109-441-7.

Previous Page Next Page