Qelizat burimore të njohura edhe si qeliza staminale janë qeliza të padiferencuara ose pjesërisht të diferencuara që mund të zhvillohen në lloje të ndryshme të qelizave dhe të riprodhohen pambarim për të prodhuar të njëjtën qelizë. [1] Ato gjenden si në organizmat embrionale ashtu edhe në organizmat e rritur, por që kanë veti paksa të ndryshme. Zakonisht ato dallohen nga qelizat paraardhëse, të cilat nuk mund të ndahen për një kohë të pacaktuar.