Sulfuri | |
Squfuri është një element kimik. Në trupin e njeriut paraqitet me një përqindje prej afro 0,25%, sasi e cila ndodhet e shpërndarë në proteina dhe një pjesë ndihmon në miksjen e gjakut. Është gjithashtu shkaktari i erës së keqe të gazrave trupore, vezëve të prishura apo pellgjeve me ujë të ndjenur. Squfuri gjendet me shum se 30 modifikime alotropike po vetem dy janë më të rëndësishme squfuri romboik dhe ai monoklinik. Squfuri është një element kimik në familjen kalkogjene, simbol S dhe numrin atomik 16.
Ai është një element pa erë, pa shije dhe i bollshëm në koren e tokës, nuk tretet në ujë. Squfuri është i njohur mirë si kristalet e verdhë dhe të gjendet në shumë minerale (sulfide dhe sulfate) dhe madje edhe në formë të pastër, veçanërisht në rajonet vullkanike. Shumica e squfurit të përdorur, megjithatë, është me origjinë sedimentare. Në ditët e sotme, pothuaj gjithë squfuri prodhohet si derivat i ndotësve me bazë squfuri nga nafta dhe gazi natyror.
Squfuri është një element thelbësor për të gjitha krijesat e gjalla por gjithmonë në formën e përbërjeve organike ose sufideve të metaleve. Amino acidet dhe dy vitamina (biotina dhe tiamina) janë përbërje organosulfurike të pazëvendësueshme për jetën. Gjithashtu shumë kofaktorë gjithashtu përmbajnë squfur. Disulfidet, lidhjet S-S, i japin fortësi dhe patretshmëri proteinës së keratinës, e gjetur në lekurën e jashtme, flokë dhe pupla.
Në përfundim të kësaj hyrje, mund të themi se squfuri është një nga elementët thelbësorë për funksionet biokimike dhe është një makronutrient për të gjithë organizmat e gjallë.