Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors.
Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Responsive image


UNESCO

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization
ShkurtesaUNESCO
Formuar më16 nëntor 1945 (1945-11-16)
LlojiAgjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara
Statusi ligjorAktive
SeliaParis, Francë
Krye
Audrey Azoulay
(Drejtori i Përgjithshëm)
Organizata amë
Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara
Faqja në interneten.unesco.org
Politics portal

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (anglisht United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization) ose UNESCO është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945. Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës. Më tutje kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së[1]. Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Intelektual të Lidhjes së Kombeve.

UNESCO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë anëtarë të tjera.[2] Organizata është me seli në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të specializuara dhe qendra në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren "grumbull" zyra që mbulojnë tre ose më shumë vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare. UNESCO ndjek objektivat e saj nëpërmjet pesë programeve të mëdha: arsim, kulturë, shkenca natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe informacioni. Projekte të sponsorizuar nga UNESCO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtare shkencore. Promovimin e pavarur të medias dhe lirinë e shtypit. Projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës; marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore dhe trashëgimia natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e njeriut, dhe përpjekjet për të lidhur gjithë botën dixhitalisht.

  1. ^ "UNESCO Constitution". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2019. Marrë më 11 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "About us | United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization". Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2019. Marrë më 13 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Previous Page Next Page