Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors.
Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Responsive image


Zimbabveja

20°S 30°E / 20°S 30°E / -20; 30 Stampa:KUTIAZimbabveja

Zimbabve zyrtarisht Republika e Zimbabves, është një vend pa dalje në det që ndodhet në Afrikën jugore, midis lumenjve Zambezi dhe Limpopo. Ajo kufizohet nga Afrika e Jugut në jug, Botsvana në perëndim, Zambia në veriperëndim dhe Mozambiku në lindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Harare.

Zimbabve e ditëve të sotme ka qenë vendi i disa shteteve dhe mbretërive të organizuara, si Mbretëria e Mapungubve, Mbretëria e Zimbabves, dhe Mbretëria e Mutapas, si dhe një rrugë e madhe për migracionin dhe të tregtinë. "Kompania Britanike e Afrikës së Jugut" e Cecil Rhodes vendosi kufijte e territorit gjatë 1890, i cili u bë koloni vetëqeverisëse e Rodezisë së Jugut në vitin 1923. Në vitin 1965 qeveria konservatore e pakicës së bardhë shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë me emrin Rodezia. Shteti i qendroi izolimit ndërkombëtar dhe një lufte guerrile 15-vjeçare me forcat nacionaliste të zezakëve. Kjo kulmoi në një marrëveshje paqeje që i lejoi të drejtat universale civile dhe sovranitetin de jure në prill 1980.


Previous Page Next Page






Зимбабве AB Zimbabwe AF Simbabwe ALS ዚምባብዌ AM Zimbabwa AMI Zimbabwe AN Simbabwe ANG Zimbabuwe ANN जिम्बाब्वे ANP زيمبابوي Arabic

Responsive image

Responsive image