ADN është akronim për Acidin Desoksiribonukleik. ADN-ja është substanca në të cilën mbartet e koduar, për shumicën e organizmave, informacioni i trashëgimisë, informacion i cili kalohet në qelizat bija pas cdo ndarje qelizore. Në këtë mënyrë, ADN-ja është përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat fizike dhe biokimike për gati të gjitha qeniet e gjalla.
ADN-ja (anglisht - DNA) është një polimer i gjatë, në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë. Molekulat e saj ndërtojnë një matricë, në bazë të së cilës kryhet sinteza e ARN-së (transkriptimi), e cila, nga ana e saj, shërben si matricë për sintezën e proteinave (përkthimi), sintezë që bëhet sipas kodit gjenetik.
Në tërësinë e qelizave eukariotike si të atyre të bimëve, kafshëve, kërpudhave dhe protistëve, shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e thjeshta të quajtura prokariote, duke përfshirë eubakterian dhe arkaean, ADN nuk është e ndarë nga citoplazma me një cipë bërthamore. Organelet qelizore të njohura si kloroplaste dhe mitokondri gjithashtu përmbajnë ADN.
ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë ë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai.
ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit. ADN mitokondrinore e nënës së bashku me njëzetetre kromozoma nga secili prind bashkohen të formojnë gjenin e zigotës, veza e pllenuar. Si përfundim, me përjashtim të qelizave të kuqe të gjakut, shumica e qelizave njerëzore përmbajnë 23 palë kromozomesh, së bashku me ADN mitokondrinore të trashëguar nga nëna.