ARN

Acidi ribonukleik (ARN) është një molekulë polimerike thelbësore në role të shumta biologjike si kodimi, dekodimi, rregullimi dhe montimi i ARN-së.

Molekula strukturale e ARN(Acidi Ribonukleik). Shenjat me të kaltër janë azoti, kurse ato me të kuqe janë oksigjeni.

Në qelizë ekzistojnë disa lloje të ARN-ës, të cilat dallohen në mes tyre për nga ndërtimi dhe funksioni. Gjenden në bërthamë të qelizës në sasi të vogël e më tepër në citoplazmë. ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dhe acidit fosforik. Uracili dhe riboza janë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden në ADN. Molekula e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.


ARN

Dodaje.pl - Ogłoszenia lokalne