Dioksidi i karbonit është një përbërje kimike e formuar nga dy atomeoksigjeni të lidhur me një atom të vetëm karboni. Është një gaz që ekziston në presion dhe temperaturë standarde dhe gjendet në atmosferën e Tokës[1]. Është një substancë e domosdoshme në procesin e jetës së bimëve dhe poashtu të kafshëve.