Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Elektriciteti (greq. ήλεκτρον, ilektron = qelibar) është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedha e ngarkesës. Kjo përfshin shumë dukuri të mirënjohura fizikore si rrufeja, fushat elektromagnetike dhe rrymat elektrike, dhe është vënë në përdorim industrial në elektronikë dhe fuqinë elektrike.
Rryma elektrike në përcjellësit metalike quhet lëvizja e drejtuar e elektroneve. Deri ne shekullin XIX mendohej se atomi është grimca me e vogël e lendes, por me hulumtime te shumta dalim ne përfundim se ka grimca edhe me te vogla te cilat janë :elektronet, protonet dhe nutronet. Atomi përbehet nga bërthama dhe mbështjellësi elektronik. Ne bërthame gjenden : protonet dhe neutronet ndërsa mbështjellësi elektronik i atomit është mbështjellës i rreme, sepse jashtë bërthamës gjendet një elektron i cili me lëvizje te shpejte formon mbështjellësin elektronik. Për rrjedhje te ndryshme elektrike marrim nga poci elektrik. Ai shërben për te vene te drite objekte siç janë llambat e ndryshme ku energjinë elektrike e marrin nga poçi elektrik dhe bëjnë drite. Rezistence elektrike quajmë kundërshtimin e lendes për te kaluar rryma elektrike neper të. Intensitet i rrymës quhet sasia e elektricitetit, e cila kalon neper një prerje tërthore te një përcjellësi gjate një sekonde. Amper (A) quhet ai intensitet i rrymës elektrike, kur neper prerjen e përcjellësit kalon sasi e elektricitetit prej 1 kuloni për 1 sekonde.
Këto koncepte të lidhura, por të dallueshme janë më të njohura nga terme më të sakta :