Gjuha flektive

Gjuhët flektive apo gjuhët fusionale janë një lloj i gjuhëve sintetike, dallohen nga gjuhët aglutinative me tendencën e tyre për të përdorur një morfemë të vetme flektive për të treguar karakteristika të shumta gramatikore, sintaksore, apo semantike. Për shembull, folja digjuhën shqipe e ka trajtën e vetës së parë të kohës së kryer të thjeshtë dita; prapashtesa –ta përfaqëson edhe tiparet e përshtatjes në vetën e parë njëjës edhe të kohës së kryer të thjeshtë, në vend që të ketë një ndajshtesë të veçantë për secilën veçori.

Shembuj të gjuhëve flektive indo-evropiane janë: sanskritishtja, gjuha pashto, gjuhët e reja indo-ariane të tilla si bengalishtja, gjuha hindustani, gjuha kashmiri, dhe gjuha penxhabe; greqishtja (klasike dhe moderne), latinishtja, italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja dhe rumanishtja; irlandishtja, gjermanishtja, gjuha faroese, islandishtja, shqipja dhe të gjitha gjuhët balto-sllave. Gjuhët e Kaukazit Verilindor janë shumë pak flektive.

Një grup tjetër i dukshëm i gjuhëve flektive është grupi i gjuhëve semitike; megjithatë, hebraishtja moderne është shumë më analitike se hebraishtja klasike "si me emra ashtu edhe me folje".[1] Varietetet bisedore të arabishtes janë më analitike sesa arabishtja standarde moderne, pasi kanë humbur të gjitha lakimet emërore, dhe në shumë raste gjithashtu paraqesin zgjedhim të thjeshtuar.

Një shkallë e kufizuar e shkrirjes gjendet gjithashtu në shumë gjuhë urale, si hungarishtja, estonishtja, finlandishtja dhe gjuhët sami, të tilla si Skolt Sami, pasi këto gjuhë janë kryesisht grumbulluese. E pazakontë për një gjuhë amtare të Amerikës së Veriut, Navajo ndonjëherë përshkruhet si flektive për shkak të morfologjisë së saj komplekse dhe të pandashme të foljeve.[2][3]

Një ilustrim i flektivitetit është fjala latine bonus ("mirë"). Mbaresa -us tregon gjininë mashkullore, rasën emërore dhe numrin njëjës. Ndryshimi i secilës prej këtyre veçorive kërkon zëvendësimin e prapashtesës -us me një tjetër. Në formën bonum, mbaresa -um shënon njëjësin në kallëzore mashkullore, njëjës kallëzore asnjanëse, ose njëjës emërore asnjanëse.

  1. ^ See pp. 50-51 in Zuckermann, Ghil'ad (2009), "Hybridity versus Revivability: Multiple Causation, Forms and Patterns", Journal of Language Contact, Varia 2, pp. 40-67.
  2. ^ Sloane, Thomas O. (2001). Encyclopedia of Rhetoric (në anglisht). Oxford University Press. fq. 442. ISBN 978-0-195-12595-5.
  3. ^ Mithun, Marianne (2001). The Languages of Native North America (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 323. ISBN 978-0-521-29875-9.

Gjuha flektive

Dodaje.pl - Ogłoszenia lokalne