Indi është tërësia e qelizave që kanë strukturë të ngjashme dhe që kryejnë funksione të njejta. Qelizat që krijojnë organizmin tonë janë katër llojesh : epiteliale, lidhore, muskulore dhe nervore.
Trupi i gjallesave shumëqelizore përbëhet nga një numër i madh i qelizave. Gjatë procesit evolutiv qelizat janë specializuar për kryerjen e funksioneve të ndryshme, e kjo gjë ka ndikuar në ndërtimin e tyre. Në këtë mënyrë janë krijuar indet. Me ind nënkuptojmë grupin e qelizave, që kanë ndërtim të njëjtë, të cilat janë specializuar për kryerjen e një funksioni të caktuar. Shkenca që studion indet quhet histologji. Gjallesat shtazore përbëhen nga këto lloje indesh: indi epitelial, lidhorë, muskulor dhe nervor.
qeliza japin indet - organet - organizmin