Jeta

BimëtMalet e Rwenzori, Uganda.

Jeta është një emërtim i shumanshëm që mund të lidhet me ecuritë (proceset) vazhduese që gjallesat janë pjesë ndërmjet pllenimit ose mitozës dhe vdekjes.

Si jetë përcaktohet një qenie metafizike, të dhënë atëherë kur vetitë e një gjallese janë të vëzhgueshme, siç janë vetërregullimi, riprodhimi, dhe tek format më të ndërlikuara edhe ndjekja e qëllimit. Nuk ka ndonjë përcaktim të përgjithshëm të emërtimit.

Përkufizimi biologjik i jetës është një çështje që ka ngjallur debate filozofike që në lashtësi, dhe me lindjen e saj edhe diskutime shkencore për shekuj me radhë, të cilat ende nuk kanë sjellë një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme, edhe për shkak të ndërhyrjeve fetare.


Jeta

Dodaje.pl - Ogłoszenia lokalne