Një jon është një atom ose një molekulë në të cilin numri i plotë i elektroneve nuk është i barabartë me numrin e plotë të protoneve, duke i dhënë atomit ose molekulës ngarkesë elektrike pozitive ose negative. Jonet mund të krijohen, me mënyra kimike ose fizike, përmes jonizimit. Jon i përbërë quhet një grup atomik që ka marrë apo ka dhënë elektrone;ndërsa joni i thjeshtë është një atom që ka dhënë apo marrë elektrone.
Në kimi, nëse një atom neutral e humb (jep) një apo më shumë elektrone, ai ka një ngarkesë pozitive dhe njihet si kation. Nëse një atom fiton (pranon) elektrone, ai ka ngarkesë negative dhe nihet si anion. Ngarkesat elektrike me shenjë të kundërt tërhiqen me forca elektrostatike, kështu që ato tërheqin njëra-tjetrën dhe formojnë përbërje jonike.