Lënda gjendet në një nga tre format : e ngurtë , e lëngët , e gaztë .Dihet se trupat e ngurtë kanë formë dhe vëllim të caktuar .Dihet gjithashtu se lëngjet kanë vëllim por jo formë të caktuar , kurse gazet nuk kanë as vëllim dhe as formë të caktuar. Një lëndë mund të jetë në gjendje të ngurtë , të lëngët , ose të gaztë në varësi të shtypjes dhe temperaturës. Një fluid është bashkësia e molekulave të cilat kryejnë lëvizje të crregullt dhe qëndrojnë së bashku nëpërmjet forcave të dobëta kohezive (të lidhjes) ndërmjet molekulave dhe forcave të ushtruara nga paretet e enës.Lëngjet dhe gazet janë fluide.