Viruset janë agjent nqërqelizorë, patogjenë që posedojnë vetëm njërin acid nukleik ADN ose ARN dhe riprodhohen në qelizat e gjalla.
Format e viruseve janë:
Viruset janë parazitë brendaqelizorë të detyruar të cilët nuk kanë informacion gjenetik që të mund të kontrollojë (kodifikojë për) aparatin e nevojshëm për gjenerimin e energjisë metabolike (ATPaza) ose për sintezën e proteinave dhe janë absolutisht të varur nga qeliza pritëse për kryerjen e këtyre funksioneve.
Bëhet fjalë për thërrmija të prodhuara nga montimi i komponentëve të paraformuar: nuk rriten dhe nuk ndahen (organizma të tjerë rrisin trupin e vet apo komponentët e vet dhe pastaj replikohen me anë të ndarjes). Viruset mund të infektojnë kafshë, bimë dhe baktere. Viruset që infektojnë baktere quhen bakteriofagë (baktere ngrënës), edhe pse në realitet nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkatërrojnë qelizat bakterore që infektojnë.
Viruset zakonisht kanë dy pjesë kryesore:
Një lloj i veçant i virusit është bakteriofagu (virusi që sulmon bakteriet) dhe ka formën si të spermatozoidit të njeriut.Viruset gjithashtu mund te shumohen brenda trupit tone