Zigota (nga greqishtja ζυγωτός zygōtos "bashkë" ose "bashkim", nga ζυγοῦν zygoun "së bashku" ose "të bashkuar")[1] është një qelizë eukariote e formuar nga një proces fekondimi midis dy gameteve. Gjenomi i zigotit është një kombinim i ADN-së në çdo gamete, dhe përmban të gjithë informacionin gjenetik të nevojshëm për të formuar një individ të ri. Në organizmat shumëqelizor, zigoti është faza më e hershme e zhvillimit të individit të ri. Në organizmat me një qelizë (njëqelizor), zigoti mund të ndahet edhe në mënyrë aseksuale, me mitozë, për të prodhuar pasardhës të njëjtë.[2]
Studiuesit Oscar Hertwig dhe Richard Hertwig janë ata të cilët konsiderohet se kanë bërë disa nga zbulimet e para mbi formimin zigotit te kafshët.[3]