Rilindja

Rilindja ishte një periudhë artistike dhe kulturore e historisë së Evropës, që u zhvillua duke nisur nga Firencia midis fundit të Mesjetës dhe fillimit të kohës moderne, në harkun kohor që shkon afërsisht nga gjysma e dytë e shekullit të XIV deri në shekullin e XVI[1]. Nga prespektiva e evolucionit të përgjithshëm artistik të Evropës, Rilindja nënkuptoi një «shkëputje» nga elementet stilistike që deri në këtë kohë ishtin «mbikombëtare». Rilindja nuk qe një fenomen me diferenca të mëdha nga disiplina në disiplinë dhe në rendin kronologjik dhe gjeografik: u kufizua në kulturën evropiane dhe territoret e Amerikës së sapo zbuluar.[2]

Harta e Europës e vitit 1572 e hartografit Abramo Ortelio

Zhvillimi i saj koinçidoi me nisjen Kohës Moderne, të karakterizuar nga konsolidimi i shteteve evropiane, udhëtimet transoqeanike që lidhnin Evropën dhe Amerikën, shpërbërja e feudalizmit, ngritja e borgjezisë dhe afirmimi i kapitalizmit. Megjithatë shumë nga këto fenomene u zhvilluan në një shtrirje kohore më të madhe sesa vetëm periudha e Rilindjes.[3]

Rilindja, e përjetuar nga pjesa më e madhe e protagonistëve të saj si një kohë ndryshimi, çoi në një mënyrë të re konceptimi të botës dhe vetëvetes, nëpërmjet ideve të humanizmit, të lindur në letërsi në shekullin e XIV nga interesi i rilindur për studimet klasike, mbi të gjitha të Françesko Petrarkës[4], duke arritur të ndikonte për herë të parë si artet pamore ashtu dhe mentalitetin mbizotërues. Eksponentët e sajë kryesorë i përkasin fushës së arteve, megjithëse pati edhe rinovim të shkencave, si ato natyrore ashtu dhe shoqërore. Qyteti i Firences, në Itali, qe vendi i lindjes dhe zhvillimit të kësaj lëvizjeje, që u shtri në të gjithë Evropën. Përhapja e ideve të Humanizmi-t shpuri në një konceptim të ri të njeriut dhe botës. Termi «renacimiento» u përdor duke rievokuar elementet e kulturës klasike greko-romake, dhe fillimisht u aplikua si një kthim te vlerat e kulturës greko-latine dhe soditjes së lirë të natyrës në një kohë të mbizotëruar nga një mentalitet i ngurt dhe dogmatik. Në këtë etapë u vendos një formë e re e shikimit të botës dhe qenies njerëzore, të përqëndruar në fushën e arteve, polítikës, filozofisë dhe shkencave, duke zëvendësuar teocentrizmin mesjetar me Antropocentrizmin.

Në këtë kuptim, historiani dhe artisti Giorgio Vasari formuloi një koncept përcaktues: lindja e re e artit antik (Rinascita), që presupozonte një vetëdije të lartë historike individuale. Në fakt, Rilindja përkrahë shkëputjes së vetëdijshme nga tradita kulturore mesjetare, e cilësoi atë si barbare dhe më vonë do ti vinte cilësimin si Arti gotik.

  1. ^ Enciclopedia Italiana Treccani te zëri përkatës
  2. ^ Shprehja "Rilindje amerikane", e sajuar nga kritiku letrar Francis Otto Matthiessen, nuk ka të bëjë saktësisht me Rilindjen, por i referohet lëvizjes së trashendentalizmit dhe më në përgjithësi lëvizjes letrare dhe kulturore të lulëzuar rreth saj në vigjilje të revolucionit të dytë industrial. Përfaqësuesit kryesorë të të ashtuquajturës "Rilindje amerikane" të shekullit të XIX ishin: Ralph Waldo Emerson, Walt Whitman dhe Henry David Thoreau.
  3. ^ A.A.V.V. (2008). El arte en la Italia del Renacimiento (në spanjisht). Ullmann. ISBN 978-3-8331-6222-0.
  4. ^ Enciclopedia Italiana Treccani te zëri "Humanizmi"

Rilindja

Dodaje.pl - Ogłoszenia lokalne